Gazeta10

Ia morën mbi 90 mijë euro një personi kinse për shitjen e banesës, arrestohen një burrë e një grua

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë arrestuar dje një grua dhe një burrë në Prishtinë, meqë dyshohen se në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe prezantimit të rremë si persona zyrtar kanë mashtruar një burrë kinse i kanë shitur një banesë dhe i kanë marrë mbi 90 mijë euro.

Për të njëjtin rast, Policia ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë, por që ndodhen në arrati. Mashtrimi dyshohet të ketë ndodhur gjatë viteve 2023-2024.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë  Vitet 2023-2024. Duke zbatuar urdhrin e gjykatës, Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë bastisur dy lokacione si dhe kanë arrestuar dy persona një mashkull dhe një femër kosovarë mbi dyshimin se në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe prezantimit të rremë si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar kinse i kanë shitur një banesë dhe i kanë marrë mbi 90 000 €. Lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë që ndodhen në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur