
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje finale, raporton Gazeta10.
Gjatë fjalimit të tij, Kurtit iu shtuan minutat e fjalës disa herë, madje një herë ai ndaloi së foluri dhe iu kundërpërgjigj deputetit të LDK-së, Arben Gashi i cili fliste diçka duke ia humbur vëmendjen kryeministrit.
“Deputeti Gashi qytetarët e Republikës nuk po e shohin se është shumë e vështirë të flasësh nga ndërhyrjet e tuaja, ata nuk e dinë se përse nganjëherë po marrë kohë më shumë sepse duhet të pres që të ndaleni ju. Për mua z.Gashi vazhdon të mbetet e pabesueshme se sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më ndëpreni, sa herë e doni fjalën e merrni, po mos më ndërpreni! Fjalimi im ka pauza sepse duhet të presë që të qetësohet ai.”, ka thënë Kurti.
Për këtë reagoi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili i kërkoi Kurti që ta ruaj qetësinë kur flet për deputetët e LDK-së.
Për këtë reagoi edhe Arben Gashi i cili i tha se veç një fjalë t’a humbi fjalimin, fjala “dobët” duke ia përmendur me rend ato që sipas tij Qeveria i ka trajtuar në mënyrë të dobët./Gazeta10