
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Fushë Kosovës për shpërndarje të fotografisë intime, raporton Gazeta10.
Në njoftim bëhet e ditur se personi që ka shpërndarë fotografinë ka qenë ish i fejuari i saj.
Këtu keni raportin e plotë:
“Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime te familjaret e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. / Gazeta10