Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ibishi për sulmet në veri: Janë pritur masa, por ka heshtje ndaj Serbisë

Gazeta10
18 December 2024 - 21:05

 Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se sulmi në Ibër-Lepenc dhe ai në Banjskë shpërfaqin situata të rënda, të cilat kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë.

“Është çështje e vlerësimit të çështjes së sigurisë edhe qeverisë për prezencën në veri të Kosovës. Normale që kjo nuk duket gjithandej në raport me një situatë e cila pretendohet të jetë e qetë”, ka thënë Ibishi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Megjithatë, Ibishi ka theksuar se shqetësuese vazhdon të jetë heshtja e ndërkombëtarëve karshi Serbisë, për çka fajësoi Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi tha se nuk ka qenë aktive në këtë drejtim.

“Janë pritur masa dhe jo fer akoma ne kemi sanksione për shkak të mosndërmarrjes së hapave të shtensionimit. Tash kur u ngrit aktakuza, tash ka heshtje ndaj Serbisë. Këtu pak faj ka qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme e cila duhet të jetë shumë më aktive”, ka thënë Ibishi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.