Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IHMK: Respektoni udhëzimet, kujdes nga temperaturat e larta

Gazeta10
07 Korrik 2024 - 21:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot temperaturat maksimale të ditës kanë lëvizur ndërmjet 30-34 gradë celsius.

Ky institut ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.

“Personat me sëmundje kronike të ju shmangen rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.

Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.