Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKSHPK-ja thotë se s’ka raste të konfirmuara të fruthit në Kosovë – ka një apel për prindërit

Gazeta10
25 January 2024 - 11:56

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se përkundrejt rritjes së madhe të rasteve të fruthit në Evropë dhe në rajon, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth.

Tutje, Instituti ka thënë se bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- epidemike.

Në njoftim, u është drejtuar edhe një apel prindërve.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit).  IKShPK është duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit.  Me ketë rast, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë”, thuhet në komunikatë.

Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.