
Një incident fizik është raportuar sot rreth orës 11:30 në ambientet e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Fakultetin e Filologjisë.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë mbledhjes, një profesoreshë dyshohet se është goditur në qafë me dokumente apo bërryl nga një profesor tjetër, i pranishëm në sallë.
“Sipas informatave të para, njëra nga palët e përfshira dyshohet se është goditur në qafë me dokumente apo me bërryl nga një person, profesor në universitet, tjetër i pranishëm në mbledhje. Personi i dëmtuar, profesoreshënë universitet, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe me urdhër të tij, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Në ndërkohë, ditë më parë, një profesoreshë e këtij universiteti, Vjollca Dibra kishte denoncuar publikisht në emisionin “Gazeta” profesorin Shkelqim Millaku për kanosje, derisa ky i fundit ne pot e njejtën studio, kishte mohuar akuzat.