
Palestrat e basketbollit në Kosovë janë rikthyer të rimbushen derisa interesimi për të parë një ndeshje basketbolli vetëm po rritet.
Të dielen në Gjakovë, saktësisht në palestrën “Shani Nushi” u pa një numër i madh tifozësh që kishin ardhur për ta përcjellur ndeshjen Vëllaznimi – Trepça.
Ndeshja nisi me disa incidente duke filluar nga vërshëllimi i himnit të Kosovës, djegia e flamurit serb si hudhja e gjësendeve në parket, shkruan Gazeta10.
Të gjitha këto incidente nuk e kanë bindur Komisionin e Garave pranë FBK-së që të tregohet më i ashpër me organizatorin e ndeshjes që në këtë rast është ekipi vendas.
Ky komision e ka dënuat Vëllaznimin me të holla në shumë prej 400 eurosh. Vëllaznimi e fitoi ndeshjen duke i shkaktuar kështu humbjen e katër radhazi skuadrës së Trepçës./Gazeta10/