Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

IPK angazhon dy grupe hetimore për të zbardhur dyshimet për neglizhencë në rastin e 35-vjeçares

Gazeta10
01 Dhjetor 2022 - 15:58

Inspektorati Policorë i Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se ka angazhuar dy grupe hetimore për të hetuar nëse ka pasur lëshime nga zyrtarët policor për trajtimin e rastit të vrasjes së Hamide Magushit, gruaja shtatzënë që u vra mizorisht në oborr të QKUK-së nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga  departamentet operative  të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, ka thënë zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

Një hetim të tillë kishte kërkuar, ministri i mbrojtjes Xhelal Sveçla i cili ka paralajmëruar se sapo të ketë një raport zyrtar do të ketë shkarkime

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.