Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Ironi e thellë “/Kurti godet Vuçiqin: Serbia ka planifikuar dhe kryer vrasje e tortura në Kosovë

Gazeta10
08 February 2024 - 22:13

Pas fjalimit të presidentit Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka replikuar për pretendimet e tij të rrejshme se Kosova po persekuton serbët e Kosovës.

“Është një ironi shumë e thellë për këto pretendime të rrejshme të presekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shek XX dhe pastaj kërcënimet autoritare ndaj paqes dhe sigurisë. “

Ai tha se këto akuza po bëhen nga një shtet që ka qeverisje autoritare.

“Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.