Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Isa Mustafa viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: I gjeta mirë, me idealizëm dhe të bindur për ta mbrojtur të vërtetën

Gazeta10
05 November 2022 - 10:20

Ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se e “gëzoi fakti që i gjeti mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën”.

“Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë” ka shkruar Mustafa, raporton Gazeta10.

Më tej, ai ka renditur një sërë kontributesh të ish-udhëheqësve të luftës, duke përmendur edhe faktin që politikisht jo çdo herë është pajtuar me ta por pa e mohuar rolin e tyre.

“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes , por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit, të fitojë drejtësia!” ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.