Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-ambasadori i Shqipërisë kritikon Veliajn se ndryshoi emrin e rrugës së Rugovës me një ngjarje të trilluar

Gazeta10
05 February 2023 - 17:04

Ish-ambasadori shqiptar, Flamur Gashi ka bërë një reagim ndaj kryetarit të Tiranës, Erion Veliajt duke e akuzuar se po vazhdon nxitjen e urejtjes patologjike ndaj Kosovës dhe përfaqësuesëve të saj.

Gashi, këto akuza i ka bërë pas ndryshimit të emrit të një rruge në Tiranë e cila mbante emrin “Dr.Ibrahim Rugova”.

“TURP për Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës! Vazhdon nxitja e urrejtjes patologjike ndaj KOSOVËS dhe përfaqësuesve të saj më dinjitoz, nga ana e neokomunisteve dhe pinjolleve ideologjik të Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes në Tiranë. I ndryshohet emri gjysmes së rruges “Dr.Ibrahim Rugova” dhe i vendoset emri “Deshmoret e 4 shkurti”, me qëllimin djallezor për të rikthyer në skenen e debatit politik një debat që e nxiten që në krye të herës komunistet jugosllav, per t’i futur në sherr shqiptarët në mes vete dhe në menyrë të veçantë për të nxitur urrejtje për Kosovën dhe të gjithe shqiptarët që nuk ishin dhe nuk janë përkrahes të komunizmit pro jugosllav dhe pro rus!”, ka shkruar ai.

Tutje, Gashi ka treguar se Veliajn se nuk ka lënë vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë tani e sa vite.

“Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, pasi për 8 vite nuk lejoi vendosjen në Tiranë të shtatores së presidentit historik të Dardanisë Dr.Ibrahim Rugova, të derdhur në bronz e mbante të mbyllur në një fonderi ku derdhen në bronz veprat e artit në periferi të Tiranes, e kohët e fundit në Durres në studion e autorit të vepres. Tani me ndihmën e aneëtarëve të Këshillit Bashkiak i ndryshon emrin edhe rruges që mbante emrin “Dr.Ibrahim Rugova”!!!. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt dhe mbështetësve të tij, në nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes brenda kombit tonë! TURPI ka EMER!”, ka shkruar Gashi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.