Ish deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka shpërthyer në kritika ndaj njeriut të afërt të Albin Kurtit, aktivistit nga Tirana, Elvis Hoxha.
Ajo e akuzuar atë si pjesëmarrës në protestat kundër ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, duke e cilësuar turp.
“Një kimist, me master ne filozofi në Paris, të cilit i rastisi të marrë pjesë në protestat kundër intervenimit tëNATO-s në Kosovë, në kohën kur shumë bashkëmoshatarë të tij nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së, demagog i llojit i cili dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti.
Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar” ka shkruar ajo.
Sipas Dërgutit, partitë politike shpesh kanë luajtur rol destruktiv për hesap votash e pushteti: përçarjen e popullit. Turp!/Gazeta10