Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-kryediplomati Hoxhaj e ka parë draftin, thotë se plani gjermano-francez e çon Kosovën në NATO

Gazeta10
01 November 2022 - 18:23

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, për transmetuesin publik, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe propozimin gjermano-francez.

Hoxhaj ka thënë se e ka parë nga afër planin gjermano-francez, që po qarkullon prej disa javësh në media, dhe se sipas tij ky plan e çon Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ai ka folur edhe për refuzimin e ftesave të PDK-së nga Kurti, si dhe për nisëmn e Ballkanit të Hapur, ku ka adresuar kritika ndaj LDK-së, AAK-së dhe vetë partisë së tij. Hoxhaj ua ka rikujtuar ish-qeveritarëve kosovarë, se po e harrojnë marrëveshjen e Uashingtonit, ku sipas tij, pranohet edhe Ballkani i Hapur.

Intervista e plotë do të transmetohet sonte në 22:00./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.