Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-presidentët e Shqipërisë pranojnë ftesën, por jo të gjithë ish presidentet e Kosovës

Gazeta10
23 September 2022 - 11:20

Ish presidentët e Shqipërisë do të udhtojnë për në Hagë, për të takuar ish krerët e UÇK-së.

Por të njëtin veprim nuk po e bëjnë edh ëish krerët e shtetit të Kosovës, raporton Gazeta10.

I vetmi personalitet nga Kosova që do të udhtojë drejt Gjykatës Speciale do të jetë ish presidenti Behgjet Pacolli, i cili është edhe iniciatorë i kësaj vizite.

Këshilltari i tij Ilir Zybetaj thotë se qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me ish krerët e UÇK-së, derisa tregon se Pacolli ju ka bërë ftesë të dy ish presidentëve por që nuk ju kanë përgjigjur pozitivisht.

“Ish presidenti Sejdiu ka është përgjigjur që për arsye objektive nuk mund të marrë pjesë ndërsa ish presidentja Jahjaga nuk ka kthyer përgjigje përkundër kërkesa që të kemi një bisedë telefonike në këtë drejtim”, tha ai.

Avokati mbrojtës pranë dhomave të specializuara në Hagë, Taulant Hodaj ka thënë se këto vizita po ndikojnë pozitivisht në psikologjinë e tyre.

“Në akspektin psikologjik për të burgosurit është e mirë pasiqë ata mund të takohen me njerëz që ata i njohin dhe të rrinë në kontak më rrethin që kanë qëndruar para kohës që kanë qenë në paraburgim”, tha ai.

Kanal10 e ka pyetur zyrën e ish presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga por kabineti I saj ka refuzuar të flas, duke u arsyetuar se është jashtë vendit, po ashtu televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me ish presidentin Sejdiu por nuk ka mundur të kontaktojë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.