
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, është i ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ku ka folur edhe për vizitën e tij në Kosovë dhe zhvillimet historike pas luftës.
Duke komentuar ardhjen e tij në Kosovë, Nice u shpreh se çdo vizitë për të është me interes, por herë pas here edhe shqetësuese.
“Kur vij në Kosovë, gjithmonë është me interes dhe ndonjëherë shqetësuese apo brengosëse, sepse historia juaj e kohëve të fundit prej luftës jo gjithmonë i ka shërbyer Kosovës për të mirë. Ka arsye, nganjëherë të fshehura e nganjëherë të qarta, se përse kjo histori nuk ka qenë e drejtë për ju”, u shpreh ai.
Nice theksoi se sa herë që viziton Kosovën, vëren një interesim të vazhdueshëm për çështjet historike dhe aktuale, ndërsa shtoi se është i interesuar të kuptojë më thellë arsyet pse zhvillimet e pasluftës nuk kanë rezultuar gjithmonë në të mirë të vendit.