Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ishte mbrëmje e ftohtë edhe nga temperaturat por edhe politike”, Kosovë Gjoci: Përparim Rama dhe Abdixhiku janë parë larg njëri-tjetrit dhe pa entuziazëm

Gazeta10
01 April 2026 - 21:08

Gazetari Kosovë Gjoci, në Politiko përveç moskomunikimit mes Kurtit dhe Osmanit, tregoi edhe për distancën dhe mungesën e entuziazmit në komunikimin mes disa liderëve të tjerë  politikë gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosovë-Turqi.

Sipas tij, figurat si Përparim Rama dhe Lumir Abdixhiku janë parë në distancë nga njëri-tjetrit, e që nuk ka pasur fare komunikim mes tyre.

“Ka qenë një mbrëmje e ftohtë, jo vetëm për temperaturat, por edhe për atë që kemi parë në komunikimin mes liderëve politikë në përgjithësi. Nuk kam vërejtur ndonjë entuziazëm në këtë drejtim,” tha Gjoci, duke nënvizuar mungesën e afërsisë dhe koordinimit mes figurave kryesore politike./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/ktpHWhxLMAo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.