
Gazetari Faton Ismajli, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka folur për rolin e medias në raport me tri pushtetet në vend.
Ismajli ka theksuar se media nuk është pushtet në të njëjtin kuptim si Qeveria dhe Kuvendi, pasi nuk merr vendime, por ka përgjegjësinë që të kërkojë llogari nga institucionet që ushtrojnë pushtetin.
Sipas tij, media mund të konsiderohet pushtet vetëm në kuptimin e figurshëm, pasi roli i saj kryesor është mbikëqyrja dhe kërkimi i llogaridhënies nga ata që kanë fuqinë për të marrë vendime.
“Media nuk është pushtet sikur tri pushtetet. Media ua mban përgjegjësinë këtyre tri pushteteve dhe është pushtet në thonjëza, sepse media nuk merr vendime. Media kërkon llogari nga fuqia, por nuk merr vendime. Pushtet janë ata që marrin vendime, Qeveria dhe Kuvendi”, ka deklaruar Ismajli.