
Kanë mbeture dhe pak minuta nga ndeshja futbollistike në mes të Shqipërisë dhe Spanjës.
Trajneri i njohur Bekim Isufi në emisionin “Kampionët” në Kanal10, ka thënë se Spanja nuk i jep hapësirë kundërshtarit prandaj , Shqipërisë i duhet durimi në fushë.
“Duhet të jemi të fokusuar që nga pak të marrim shumë”, ka thënë Isufi.
Tutje ai ka thënë se Shqipëria duhet t’i shfrytëzojë ndërprerjet në mënyrë që të vjen në shprehje për shënim të golit.
Fitorja eventuale e Shqipërisë ndaj Spanjës, kuqezinjve do t’u jepte rastin të kualifikohen në Euro2024. /GAZETA10/