Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Izmaku: Ne konsiderojmë se Kuvendit në këto momente i duhet Limaj si kryetar

Gazeta10
31 May 2025 - 10:40

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i duhet një njeri si Fatmir Limaj, që sipas saj është figurë që do të sillte konsensus.

Ajo ka thënë se ka konstruktivitet nga të dyja palët, por s’ka ndonjë qëndrim të ri.

“S”mundem me konfirmu që ka pasur takim të ri. Ska asnjë qëndrim të ri. NISMA konsideron që Kuvendit në këto momente i duhet z. Limaj, që do të sillte konensus. Jemi në ato qëndrime. Ka bisedime, por s’ka një vendimmarrje të re. S’ka pas një takim të re mbrëmë. Nuk e besoj. Mbesim në ato qëndrime”, ka thënë ajo.

Izmaku ka thënë se s’kanë ndonjë afat për këtë kërkesë të tyre

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.