
Gjiganti gjerman, Bayern Munich mund të humbasë njërin nga futbollistët kryesorë të ekipit.
Bëhet fjalë për Jamal Musialan, i cili së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin më të trofeshëm në Gjermani.
Siç raportojnë mediat gjermane, Musiala nuk është pajtuar me kushtet që i ka ofruar Bayerni në kontratën e re, duke lënë kështu çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Kontrata aktuale e Musialas me klubin bavarez skadon në qershor të vitit 2026 dhe Bayerni mund ta shesë atë gjatë verës së ardhshme, përpara se ta humbasë me parametra zero pas dy sezoneve.
Manchester City dhe Real Madridi janë duke e monitoruar nga afër situatën e 21-vjeçarit dhe gjatë verës synojnë që ta afrojnë reprezentuesin gjerman në radhët e tyre.