Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Japin dorëheqje serbët e punësuar në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak

Gazeta10
10 November 2022 - 14:41

Kanë dhënë dorëheqje serbët e punësuar në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, raporton Gazeta10.

Një nga serbët e dorëhequr ka thënë se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kolegët shqiptarë nga dogana dhe policia.

“Një nga ish-punëtorët tha se serbët kanë pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët e tyre shqiptarë nga dogana dhe policia dhe shprehu shpresën se do të gjendet një zgjidhje për problemet që rezultojnë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Tutje, bëhet e ditur se kanë dhënë dorëheqje 11 serbë që kanë punuar në këto pika.

“Në vendkalimin administrativ Jarinje sot dorëheqjen në Doganën e kanë dorëzuar 11 punëtorë serbë, të cilët ishin të punësuar në atë dhe në pikëkalimin Bërnjak”.

Më tej, bëhet e ditur se ata kanë thënë se ky është një akt moral dhe solidarizues me popullin e Serbisë.

“Ata online deklaruan për Kosovën se është akt moral dhe shenjë solidariteti me popullin dhe dëshmi e kundërshtimit të politikës së kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti”.

Kujtojmë se Lista Serbe dhe serbët e veriut nga e shtuna pasdite kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe në të gjitha nivelet e saj për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.