Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj akuzon Avokatin e Popullit, greva nuk mbyllet

Gazeta10
21 Shtator 2022 - 12:20

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka akuzuar Avokatin e Popullit teksa ka thënë se greva nuk mbyllet, raporton Gazeta10.

Në komisionin Parlamentar për Arsim, Jasharaj ka thënë se Avokati i Popullit nuk është në gjendje të bëjë marrëveshje.

Jasharaj ka thënë se greva mbyllet para mediave dhe atëherë kur thotë anëtarësia.

“Avokati i Popullit në dy takime ka çuar letra, nuk ka. Avokati i Popullit nuk mund të bëjë marrëveshje. Ne flasim një version, ai del krejt kontra. Madje, para dy ditësh ai doli në televizion dhe deklaroi: ‘Të martën mbyllet greva’. Prit ne në telefona, prit në telefona. As telefonatë nuk pati, as takim, por ai doli dhe deklaroi që do të mbyllet greva. Greva do të mbyllet para mediave dhe atëherë kur thotë anëtarësia ‘Po’”, ka thënë ai më tej.

Tutje, ai ka thënë se në takimin që ka pasur me kryeministrin Kurti nuk i është ofruar asgjë.

“Lutjet e mia kanë qenë që kryeministri të na ofrojë diçka. Në takimin dy orësh me kryeministrin nuk na është ofruar asgjë, përveç atyre të stilit: ‘ose merr, ose lëre’. Pra, asnjë ofertë, as me shkrim e as me gojë nuk kemi pasur, përveç asaj: ‘ose merr ose lëre’”.

Ai tha se kërkesat e SBAShK-ut janë legale dhe duhet të pranohen nga Qeveria. Derisa po fliste, Jasharaj përmendi deklaratën e Kurtit se “Jasharaj iu drejtua “ndihmon si vëlla’”.

Gjatë raportimit Ardian Gola, i tha Jasharajt që mos të përmend emra specifikë që nuk janë aty.

Më pas, Jasharaj i reagoi Golës.

“A isha në parlament kur u bullizova.. Nëse ma ndalni fjalën, atëherë po shkoj në shpi unë”, tha Jasharaj.

Gjatë diskutimit u përfshi edhe anëtarja e këtij komisioni nga LDK, Vlora Dumoshi.

“Kryetar gabim e ki, është kah e raporton gjendjen”, ka thënë Dumoshi.

“A ta ruajmë qetësinë”, ka thënë më pas Gola. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.