
Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBAShK-ut, ka thënë se nesër do të vazhdojë greva, përkundër insistimit të Ministrisë së Arsimit që procesi mësimor të fillojë.
Jasharaj ka thënë se e përgëzon qeverinë për pakot e ndara, por që nuk i përmbushë kërkesat e parashtruara nga SBAShK-u.
“E përgëzojmë qeverinë për këtë, por nuk është përmbushje e kërkesës sonë”, ka thënë ai në transmetuesin publik.
Jasharaj më tej, ka lutur prindërit që të mos i dërojnë fëmijët nesër në shkollë.
“Nuk ka kush t’i mësojë sepse mësimdhënësit janë në greva”, tha më tej./Gazeta10