
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferfencë për media ka thënë se SBASHK-u nuk do ti ndal grevat derisa qeveria nuk ofron zgjedhje, raporton Gazeta10.
“Greva do të vazhdoj derisa qeveria nuk ofron zgjidhje”, tha Rrahman Jasharaj.
Ai kërkoi nga prindërit dhe nxënësit mirëkuptim duke theksuar se nuk ishte vullnet i tyre, por siç tha ai, s’kishin zgjidhje tjetër.
“Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”./Gazeta10