Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Jau kanë marrë paret’, ‘A jam kanë kryetar unë?’ – Tone të larta mes Shabanit dhe Bulliqit

Gazeta10
25 September 2025 - 21:30

Gjatë debatit zgjedhor në “Politiko”, kandidatët për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi (kryetar aktual) dhe Isak Shabani nga PDK-ja, u përplasën ashpër për çështjen e investimeve dhe përgjegjësisë për ujësjellësin në komunë.

“Po befasohna me të vërtetë se kanë struktura udhëheqëse të LDK-së, por edhe në nivel lokal, prandaj kanë mujtë me e shtri ndikimin,” tha Shabani.

Bulliqi iu përgjigj duke e pyetur Shabanin për ndikimin e tij si kryetar partie:

“Pse nuk e shtrije ti ndikimin prej jashtë meqë je kryetar i partisë?” tha Bulliqi.

Debati vazhdoi me akuza dhe kundërakuza për paratë e dedikuara për ujësjellësin:

“Ti po flet për miliona që mundet me ju nda niveli qendror dedikuar për ujësjellësin, ndërsa për ata që po thu se me të vërtetë jau kanë marrë paret, jau kanë marrë për ujësjellës, ku je kanë ti qatëherë?” tha Shabani.

Bulliqi reagoi menjëherë:

“Po a jau ka marrë Shpejtim Bulliqi a kush, a jam kanë kryetar komune unë?”/ Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.