Lajme

​Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së, Fisnik Osmani

Gazeta10
19 Shtator 2022 - 11:11

Fisnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Dorëheqja e tij është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, gjatë mbledhjes së sotme të asamblesë komunale.

Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është personale.

Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.