Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Jep dorëheqje zëvendësministri Pupovci

Gazeta10
24 Nëntor 2022 - 20:00

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij zyrtare.

KosovaPress mëson se Pupovci dorëheqjen e kishte dorëzuar rreth një muaj më parë, porse do të vazhdojë të ushtrojë detyrën deri në fund të vitit.

Po ashtu, burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se arsyeja e dorëheqjes së tij është personale.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë zëvendësministrit Pupovci lidhur me këtë, porse i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Ndërsa për dorëheqjen e tij nuk është deklaruar MASHTI dhe nuk dihet pse dorëheqja nuk është bërë ende publike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.