
Sipas Baranislav Kërstiq organizimi i zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat e veriut, është veç “shfaqje tjetër e lojës” e cila vetëm po përsëritet.
Ai tha se as këto zgjedhje s’do të prodhojnë diçka të re në aspektin politik, përveç evidimin e incidenteve që sipas tij, tani po shmanget pas marrëveshjes së Ohrit.
“Ne e duam jetën. Jeta vazhdohet. Askush s’ka vedekë, e askush s’do të vdes as të hënën. Që do të thotë jeta vazhdohet, këto janë lojëra politike.”, tha gazetari serb.
Ai u shpreh i bindur se me marrëveshjen e Ohrit, tanimë ekzistojnë edhe modalitete të reja se si do të funksionojë komuniteti serb në të ardhmën në Kosovë.
Kërstiq përmendi edhe vendosjen e flamurit të Kosovës në objektet e komunave serbe, gjë që sipas tij për të nuk do të duhej askush të befasohej, shkruan Gazeta10.
“Jam i sigurt që ekzistojnë disa modalitete se si do të funksionojë në të ardhëm komuniteti serb. Askush s’do të duhej të reagonte kur vjen kryetari i komunës dhe në ndërtesën e objektit të ngritet flamuri i Kosovës e ai i Serbisë”, tha tutje Kërstiq në Kanal10./Gazeta10