Politiko

“Jeta e papërballueshme, rinia po ikën”, Musmurati: PDK po jep ofertën më serioze

Gazeta10
08 Janar 2025 - 21:07

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati ka thënë se PDK e ka bërë një ofertë serioze që i plotëson nevojat e qytetarëve, të cilët sot po përballen me shumë vështirësi.

Sipas Musmuratit, mungesa e investimeve qeveritare ka bërë që shumë të rinj të ikin nga vendi.

“Kosto e jetesës është rritë jashtëzakonisht shumë. Jeta është bërë e papërballueshme, ku rinia po na ikë çdo ditë në mungesë të investimeve qeveritare në Kosovë”, ka thënë Musmurati në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, ajo ka theksuar se ka ka vërejtur një disponim dhe shpresë tek qytetarët  se “Kosova mundet ma mirë”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.