
Jetimat e Ballkanit po mbajnë evente të ndryshme me diasporen tonë, e ku dy të tilla kanë qenë njëra në Zhenevë dhe tjera në Ingloshtav, raporton Gazeta10.
Halil Kastrati, në emisionin e Premtja me Halilin në Kanal10, ka thënë se janë organizuar ndeshje futbolli humanitare dhe vetëm nga njëra ndeshje janë mbledhur 140 mijë franga, ndërsa nga tjetra ndeshje 40 mijë euro.
“Me lejen tonë është organizuar një ndeshje futbolli humanitare me organizator Qazim Shabani, ku kanë marrë pjesë ekipi zvicran me lojtar të njohur, dhe nga ajo ndeshje janë e grumbulluar 140 mijë franga.
Po ashtu është organizuar edhe një lojë futbolli me 48 ekipe në Ingloshav dhe shuma që është mbledhur është 40 mijë euro”, ka thënë ai.
E sipas Kastratit shumat e mbledhura nga turniret e futbollit janë dhuruar për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë(QKMF)./Gazeta10