Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Jo Uran Ismaili, Korqa: Pas Hamzës, votuesit e PDK-së po shohin Grudën dhe Tahirin si alternativa për kryetar

Gazeta10
10 June 2026 - 21:43

Burim Korqa, analist politik, ka deklaruar në emisionin “Politiko” se rezultatet e deritanishme po tregojnë një prirje interesante brenda elektoratit të PDK-së, ku disa figura të reja po marrin më shumë mbështetje.

“Si duket Partia Demokratike e Kosovës ka parë diçka brenda vetes, sepse tash po shihet edhe rezultati që pas zotit Hamza, njerëzit e PDK-së po i shohin disa emra të tjerë si mundësi për udhëheqjen e partisë, si Përparim Gruda ose Arian Tahiri , të cilët deri më tani kanë dalë para Uran Ismailit me vota”, ka deklaruar analisti politik Burim Korqa në emisionin “Politiko”.

Sipas Korqës, rezultatet e deritanishme tregojnë se një pjesë e votuesve të PDK-së po orientohen drejt figurave të reja brenda partisë, duke i parë Grudën dhe Tahirin si alternativa të mundshme për të ardhmen e lidershipit.

Ai theksoi se votuesit e PDK-së duket se po bëjnë zgjedhje mes këtyre emrave, duke kërkuar një qasje ndryshe dhe një profil të ri në krye të partisë.

Video e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.