
Një debat është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorit politik, Krenar Shalës dhe ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazit lidhur me Gjykatën Speciale.
Kajtazi është shprehur i bindur se Gjykata Speciale është tendencioze.
“Tendenca më e madhe është shfrytëzimi i dokumentacionit që e ka prodhu shërbimi sekret serb për këtë gjykatë. Shkrimtari më i madh serb thotë se nuk ka paqe në Ballkan pa u prish UDBA”, ka thënë Kajtazi.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Shala.
“Kjo koka lajm i mirë. Nëse UDBA paska çu dokumente, i bjen që krejt ato po u rrëzojkan”, ka thënë Shala.
“Ndërhyrjet e gjykatësve tek dëshmitarët janë shumë tendencioze”, ka thënë Kajtazi.
“Qysh po thu Amerika e këta që na kanë nimu mu çliru, e rindërtu d.m.th. janë kanë kundër UÇK-së e këta bash janë kanë me UÇK-në në luftë?”, ka thënë Shala.
“Është interpretim bukfal ky”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10/