Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kandidati për deputet nga PDK Ragip Xhaka viziton Runikun: Pata mundësinë të takoj njerëz të mrekullueshëm

Gazeta10
02 January 2025 - 20:27

Kandidati i PDK’së për deputet, Ragip Xhaka, ka njoftuar sot ka vizituar fshatin Runik të Skënderajt.

Ai tha se ka takuar “njerëz të mrekullueshme” dhe se ka diskutuar për tema të rëndësishme.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Runikun e Skenderajt, një vend që ruan histori dhe tradita të veçanta. Gjatë kësaj vizite, pata mundësinë të takoj njerëz të mrekullueshëm dhe të diskutoj për tema të rëndësishme që prekin komunitetin tonë.”

Ai ka falënderuar nënkryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku, për mikpritjen dhe mbështetjen e tij.

“Një falënderim i veçantë shkon për Sami Lushtakun për mikpritjen dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme. Angazhimi dhe përkushtimi i tij ndaj kësaj ane është një shembull i vërtetë i lidershipit dhe dashurisë për vendin.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.