Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kandidatja që u propozua për presidente nga VV akuzon opozitën: Donin të grabitnin në tavolinë me apetite të pangopshme

Gazeta10
07 March 2026 - 11:42

atmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetja e Vetëvendosjes, e cila u propozua edhe kandidate për presidente përballë bashkëpartiakut të saj Glauk Konjufca, ka shtruar si pyetje se cila është kauza madhore e deputetëve të opozitës në të mirën e vendit për të munguar në seancën e natës për zgjedhjen e presidentit/presidentes.

Ajokonsideron se me këtë u kuptua se donin të grabitnin në tavolinë me apetite të pangopshme.

“Shtrohet pyetja, cila ishte kauza madhore e deputetëve të opozitës në të mirë të vendit, që ditën e zgjedhjes së Presidentit/ Presidentes të mungojnë në seancë? Dihej mirëfilli, dhe koha e dëshmoi, se asnjë e tillë nuk ekzistonte. Tash, si asnjëherë më parë, u kuptua se përmes një nuhatje grabitqare, ishte në pyetje vetëm tendenca  për ta çuar vendin në zgjedhje komplet të panevojshme. Atë që nuk e arritën në “betejë” përmes VOTËS së SOVRANIT që foli qartë si asnjëherë tjetër, donin të grabitnin në tavolinë me apetite të pangopshme”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.