Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapen rreth 10 kg drogë në dalje të Kosovës, vetura ishte me targa kroate

Gazeta10
07 April 2024 - 17:30

Njësia e Antidrogës ka kapur rreth 20 paketime me heroinë, 2500 euro dhe një celular në një veturë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën.

Reshat Murseli, major i antidrogës përmes një konference për media ka treguar se vetura ishte me targa kroate.

 “Sot Policia e Kosovës- njësia e antidrogës ka zhvilluar një plan taktik ne automjete. Tek një automjet me targa kroate A.L ne bagazh 20 paketime heroinë. Në derën e bagazhit janë gjetur para ne vlerë 2500 euro dhe një celular”, ka thënë ai.

Në konferencë për media është bërë e ditur se shoferi i veturës është ndaluar për 48 orë. Ai dyshohet se është person me precedime penale dhe ka qenë i arrestuar edhe më herët.

I dyshuari, sipas policisë, vjen përmes Turqisë ose Iranit dhe përmes rrugëve të Ballkanit ka arritur në Kosovë.

Në konferencën për media u tha se vlera totale e mallit të konfiskuar është 200 mijë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.