Gazeta10

Kapet drogë në vlerë të mbi 200 mijë eurove në Prizren, arrestohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në dy raste të ndara në Prizren, pasi të njëjtit janë kapur me substanca narkotike të llojeve të ndryshme.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se ka ndaluar dy vetura ku ndodheshin katër të dyshuarit dhe të njëjtit janë kapur me mbi 3 kg ekstazi, rreth 700 gram kokainë, rreth 400 gramë crack, 154 paketime, kanabis sativa e gjësende tjera të kundërligjshme.

“Me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D. m/k (viti i lindjes 1997), P. S. m/k (viti i lindjes 2002) dhe D. T. m/k (viti i lindjes 2001).

Gjatë kontrollit të personave, janë hasur substanca të ndryshme narkotike, me ç’rast personat e dyshuar janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa si provë materiale nga DHTN janë konfiskuar:

 substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;

 substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,

 substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,

 substancë narkotike LSD, 154 paketime;

lg.php.gif

 substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,

 njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,

 të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,

 shtatë (7) telefona mobilë,

 dy vetura të markës VË-Golf”, thuhet në komunikatë.

Vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut, dyshohet të jetë mbi dyqind mijë euro, teksa Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer edhe bastisje në disa lokacione.

Ndërsa në rastin e dytë janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët janë kapur me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe marihuanë.

“Me datën 05.06.2024 rreth orës 14:30, gjatë implementimit të planit ‘Rrethi’ nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në qytetin e Gjilanit, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë lokalizuar dhe janë arrestuar personat e dyshuar A. S. m/k dhe B. D. m/k të cilët ishin në një veturë metarga vendore.

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube
arbeni
Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat- deklaratat e plota të tyre