Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit të papërpunuar në Vit

Gazeta10
27 March 2023 - 20:25

Policia dhe Dogana e kanë realizuar sot një aksion të përbashkët në Viti. Gjatë këtij aksioni është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit të papërpunuar si dhe janë ndaluar disa persona për disa vepra penale.

Veprimet e mëtejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës

“Si rezultat i realizimit të hetimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës, konkretisht Sektorit për hetimin e krimit të organizuar të PK-së me Doganën e Kosovës dhe me autorizim të organeve të drejtësisë sot në Viti-rajoni i Gjilanit është kryer një operacion i bastisjes dhe kontrollit ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.

Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.

Veprimet e mëtejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës”, njofton policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.