Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Gazeta10
04 December 2023 - 15:53

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, të cilët kanë qenë në lëvizje.

Më tej bëhet e ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.