
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut , Veton Elshani në intervistë për emisionin “Raport” të Kanal 10 deklaroi se siguria në veriun e vendit është shumë më ndryshe krahasuar me vitet tjera, teksa dha edhe detaje mbi aksionet e ndërmarra policore gjatë javëve të fundit.
“Ka ndodh shpërthimi rreth orës dy e tridhjetë, Policia mandej ka reaguar me njësitë e veta, njësitë adekuate, relevante ato të mjeteve eksploduese, njësitë speciale janë marrë veprime në terren, janë vendos pikat statike, janë kontrollu njerëz e vetura e mandej kjo ka hy në kuadër të hetimeve, kanë fillu hetimet me intelegjencë, me in formacion e veprimet hetimore vazhdojnë edhe sot në këtë moment kur ne flasim”, deklaroi ai.
Tutje, sipas Elshanit, në veri vazhdon të ketë probleme mirëpo jo të cenueshme për sigurinë e përgjithshme.
“Ka raste që ndodhin në veriun e vendit por që nuk e cenojnë sigurinë e përgjithshmë në veriun e vendit, në polici ka numër të majftueshëm e për neve është më rëndësi që të jemi në secilin cep të veriut të vendit, të kemi mundësi të reagojmë në rast se kemi informacion për reagim. Bastisja që ka ndodh në ora 21 atë natë para një viti ose para Banjskës do ishte pak më ndryshe, kështu që ka veprime të cialt Policia e Kosovës i ndërmerr pa ndonjë problem”.
Në fund, zëvendëskomandanti verior dha edhe një krahasim mes dy viteve të fundit, që sipas tij tregojnë besimin e popullit në Policinë e Kosovës.
“Në konsiderojmë që kemi bërë një ndërhyrje të madhe të aspketit të sigurisë në verin e vendit, statistikat e tregojnë njëfar fenomeni dhe ai këtu është që për gjashtmujorin e parë të vitit 2024 kemi më shumë raste të paraqitura se në gjashtmujorin e vitit 2022, ku shumica e policëve këtu kanë qenë të përkatësisë serbe, tashme kemi komunikim të mirë me qytetarë”. Gazeta10