
Raporti:Arbenita Ilazi
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për hapjen e arkivave. Derisa tha se për këtë nuk ka marr ende përgjigje. Në anën tjetër përfaqësues të partive politike thonë se Serbia po vazhdon të mohoj krimet e kryera në Kosovë.
Para më shumë se një muaj, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për hapjen e arkivave.
E për këtë ai ende nuk ka marrë një përgjigje. Andaj kryesuesi i këtij komisioni vlerëson se Deklarata për të Zhdukurit e miratuar më 2 maj në Bruksel, nuk po gjen zbatim nga pala serbe.
Sipas Hotit Bashkimi Evropian si ndërmjetës i kësaj, nuk po e kushtëzon Serbinë për implementim të asaj për çfarë janë dakorduar.
DEK:Andin Hoti – Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur
Nga fillimi i vitit janë kryer disa gërmime në lokacione të Kosovës, mirëpo Hoti përsërit kërkesën që të kthehen kërkimet në tri lokacione ku janë gjetur mbi 700 trupa, në Batajnicë, Petrovo Sello dhe Bajna Bashta në territorin e Serbisë.
Derisa edhe për krimet e tjera të Serbisë, përfaqësuesit e partive politike në Kosovë thonë se Serbia po vazhdon t’i mohoj ato.
Këto deklarata janë bërë në përvjetorin e rënjes së vëllezërve Bytyqi, ku krerë institucional e politik i kanë kujtuar.
Partia Demokratike kërkon drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, kurse nga AAK-ja thonë se , Serbia vazhdon me injorimin dhe mohimin e krimeve.
“Populli i Kosovës do i jetë mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës, kurse institucionet vendore duhet të kërkojnë drejtësi deri në dënimin e atyre që ekzekutuan Mehmetin, Agronin dhe Yllin”.
“Shteti serb, përpos që i ka ekzekutuar vëllezërit dhe shumë shqiptarë tjerë, vazhdon me injorimin dhe mohimin e krimeve”.
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të pagjetur, Andin Hoti thekson se shumë shpejt do të finalizohet Ligji për Personat e Zhdukur./Gazeta10