Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kërstiq: Unë jam kosovar, komentatorët serbë janë në Serbi!

Gazeta10
20 February 2025 - 20:43

Gazetari, Branislav Kërstiq ka shprehur ankesa se mediet në Kosovë po e quajnë gazetar ose komentator serb, teksa ka theksuar se ai është kosovar dhe se komentatorët serbë janë në Serbi.

“Mediat në Kosovë po thonë që Branislavi është komentator ose gazetar serb, jo unë jam kosovar. Komentatorët serbë janë në Serbi”, ka deklaruar ai.

Kërstiq ka theksuar se mediet në këtë kontekst po krijojnë një ndasi në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

“Mediat e kanë këtë paragjykim se serbët janë diçka tjetër. Jemi tu nda brenda shtetit një copë e shtetit që është palidhje”, ka thënë Kërstiq. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.