Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërstiq: Zgjedhjet e qeta në veri, falë marrëveshjes së Ohrit për normalizim

Gazeta10
23 April 2023 - 18:51

Mbarëvajtja e procesit të sotëm zgjedhor në katër komunat me shumicë serbe, për gazetarin e veriut Branislav Kërstiq po shihet si një mënyrë e re që dy krerët e shteteve, Kurti e Vuçiq kanë kuptuar nga marrëveshja në Ohër për normalizim të raporteve.

Kjo sipas Kërstiqit fjala “normalizim” bën për të kuptuar edhe vendime të njëanshme por tani pa incidente, shkruan Gazeta10.

“Që do të thotë e kemi një përparësi. Sot të gjithë jemi fitues nëse flasim nga aspekti i sigurisë. Unë jam bash i kënaqur, por jo vetëm unë por të gjithë”, tha ai Live për Kanal10.

Pavrësisht paralajmërimeve për incidente të mundshme të nxitura nga Beogradi, gazetari serb thotë se në veri prapë se prapë u votua në situatë të qetë sigurie.

“Kemi pasë paralajmërime që mund të ndodh dicka. Që Beogradi zyrtar s’ka interes me ndodhë incidentet. Kemi pasë edhe paralajmërime që Prishtina mund të insistoj për incidente. Dmth ato manlipulime janë prezantuar.”, deklaroi Kërstiq për Kanal10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.