Gazeta10

Kështu mirëpritet Kosova në Asamble të Këshillit të Evropës, reagon përfaqësuesi serb

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur për herë të parë në Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Evropës. Kjo pasi që dje është vendosur që një e drejtë e tillë t’i jepet shtetit të Kosovës.

Reagimet për këtë nga shtetet tjera anëtare kanë qenë të jashtëzakonshme. Holandezja Margreet De BOER ka mirëpritur Bogujevcin dhe pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e  së martë, dhe ka thënë se shpreson që së shpejti do të mund t’i urojnë Kosovës mirëseardhje si shtet anëtare.

“Më lejoni të përfundoj me disa fjalë për kolegët nga Kosova. I mirëpres ata si folës në Kuvendin tonë dhe në këtë debat sot, dhe shpresoj se mund t’i mirëpresim ata si shtet anëtar në një të ardhme jo shumë të largët. Faleminderit”, ka thënë Boer, raporton Gazeta10.

Përfaqësuesi nga Britania e Madhe Edward LEIGH ka thënë se është një nder që ta marrë fjalën pasi Asamblesë së Përgjithshme i është drejtuar deputetja nga Kosova.

“Është nder, zonja Presidente, të ndjek folësen e fundit nga Kosova dhe na mirëpresim në këtë Asamble të kombeve të lira të Evropës”, ka thënë Leigh.

Edhe John Hoëell nga Britania e Madhe ka rikujtuar se shteti i tij mbështet Kosovën në aspiratën për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Fusha e dytë – thashë se do ta bëja me dy – është Kosova, ku qeveria ime e mbështet Kosovën dhe po ashtu edhe delegacioni im. Ajo nuk mund t’i sjellë asgjë tjetër përveç përfitimeve në aspektin e të drejtave të njeriut për popullin e Kosovës që të jenë anëtarë të plotë të kësaj organizate”, ka thënë Hoëell.

Pas fjalëve të  Howell ka reaguar edhe përfaqësuesi i Serbisë në Asamble duke thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të jetë një thyerje e praktikës së gjatë të Këshillit të Evropës.

“Një vendim i mundshëm për të shqyrtuar një ofertë për anëtarësim në emër të autoriteteve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, që aplikohen si e ashtuquajtura Republika e Kosovës, mund të jetë një thyerje e qartë me këtë praktikë të kahershme”, ka thënë Stefan Jovanoviq./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut