
Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë.
Siç raporton Sinjali, dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur.
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.
Vdekjen e vëllezërve Islamaj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur në plotni rrethanat e rastit.
Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta, i ka thënë Gazeta10 se deri tek vrasja, dyshohet se ka ardhur pas mosmarrëveshjeve rreth një prone./Gazeta10