Gazeta10

Këta janë përfaqësuesit e Kosovës dhe Shqipërisë që do të flasin në Këshillin e Evropës

“Një debat historik do të nisë në Strasburg: A do t’ia hapë PACE derën anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës?”, Kështu shkruan në “X”, Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet, duke paralajmëruar debat dinamik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Knaus ka publikuar një listë të folësve që do të marrin pjesë në këtë diskutim përpara votimit.

Deputetët kosovarë Enis Kervan, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci do të jenë anëtarët e delegacionit të Kosovës që do të flasin në Amablenë Parlamentare.

Nga Shqipëria do të flasin katër përfaqësues që do ta marrin fjalën: Blerina Gjylameti, Lulzim Basha, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj.

Në listë janë gjithsej 59 përfaqësues nga shtete të ndryshme që do të flasin, ndër të cilët 6 serbë.

Paraprakisht, në emër të grupeve politike do të flasin Iulian Bulai nga Rumania, Alexis Tsipras nga Greqia, Frank Schwabe nga Gjermania, Ingjerd Schie Schou nga Norvegjia dhe Zsolt Nemeth nga Hungaria.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë të gjitha amandamentet që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim, përpara se Asambleja Parlamentare ta shqyrtojë sot raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se vendi ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

Delegacioni i Kosovës në Strasburg është optimist se janë siguruar votat e nevojshme për ta kaluar edhe këtë rund në procesin e anëtarësimit.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë