Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR-i amerikan lajmërohet nga veriu: Po ofrojmë mjedis të sigurt

Gazeta10
12 September 2022 - 17:11

Komandanti Rajonal i KFOR-it në Lindje, kolonel Christopher Samulski, ka dhënë një mesazh nga veriu i Kosovës.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, ai ka thënë se mandati i KFOR është që t’u sigurojë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt.

“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, apo vendi ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë të gjitha zonat dhe qëndrojmë pranë komunitetit”, thuhet në videon e publikuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.