
Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, tha se janë të gatshëm që të përdorin të gjitha masat nëse eskalon situata në veri, raporton Gazeta10.
Gjithashtu KFOR-i ka thënë se ata kanë arritur ta stabilizojnë situatën në veri.
“KFOR-i ka ndërhyrë ndërmjet dy palëve për të evituar çfarë do llojë dhunë, sepse dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara dhe është detyrë e KFOR-it për të siguruar situatën”, tha KFOR-i.
“Komandanti i KFOR-it është gjithmonë në kontaktë me të gjithë institucionet e Kosovës, me ushtrinë e Serbisë, si dhe me të gjitha njësitet që kanë të bëjnë me patrullimin e kufirit”, tha ai.
Ai gjithashtu është pyetur edhe për stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit “Defender 2023”.
“Sa i përket ‘Defender 2023’ mund të them se KFOR-i nuk është pjesë e saj dhe ajo është diqka që nuk na takon neve por që i takon shteteve të cilat janë antare të NATO-s. Është detyrë e Policisë së Kosovës për ti gjetur këto grupe kriminale dhe ka individë kriminal që duhet të indentifikohen dhe të merren masa ndaj tyre”, tha ai.
“Sa i përket ushtarëve turk të KFOR-it ata kanë arritur në Kosovë me 6 qeshor, dhe ka mundësi të vendosen edhe në veri por gjitheqka në kordinim me njësitë e tjera të KFOR-it duke ofruar siguri për të gjithë”, tha ai./Gazeta10