Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR-i: Festimi paqësor i Bajramit dhe Vidovdanit demonstron rëndësinë e dialogut me tolerancë

Gazeta10
28 June 2023 - 18:54

KFOR-i ka thënë që mënyrat se si janë festuar Vidovdani dhe Kurban Bajrami sot e shfaqin rëndësinë e feve në bashkekzistencën mes komuniteteve.

Madje, sipas KFOR-it, një gjë e tillë vetëm sa e shpërfaq se sa i rëndësishëm është dialogu që përmban tolerancë dhe respekt reciprok.

“KFOR-i gjithmonë mirëpret dhe mbështet mesazhet që promovojnë paqen dhe dialogun”, thuhet në postimin e KFOR-it.

“Fetë luajnë rol kyc në bashkëekzistencën midis komuniteteve. Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot e demonstrojnë rëndësinë e ndjekjes së dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.