Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR-i me mesazh para protestuesve serbë në Zveçan (FOTO)

Gazeta10
10 June 2023 - 21:22

Forcat e misionit të NATO-s në Kosovë, ka ditë që janë zhvendosur në pjesën veriore të vendit në tentim që të ruajnë sigurinë atje.

Më 29 maj madje pati edhe mbi 30 pjesëtarë të lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit e dhunshëm serbë në Zveçan.

Por, ka disa ditë që situata atje është qetësuar dhe protestuesit serbë, që po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve shqiptarë nëpër objektet komunale, po dalin në numër gjithnjë e më pak.

E ushtarët e KFOR-it të shtunën kanë vendosur një mesazh para protestuesve në Zveçan.

“KFOR-i pësoi 90+ viktima në angazhimin tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, shkruan në mesazhin e KFOR-it të vendosur në një karrige para protestuesve në Zveçan, fotografi e cila po shpërndahet në rrjetet sociale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.